Struga, pashallëku shqiptar ose oaza e keqmenaxhimit!

Opinion nga Merita Qenani, Luzern CH.

 

Tre herë në emer të kombit, një herë për hir të bashkëjetesës në krye të Strugës erdhën shqiptarët, rezultati i menaxhimit të hidheron.

Struga ndryshoj prej një qyteti simpatik në një katutund të madh kaotik. E gjith kjo vepër e shqiptarisë. Ju lumt për dëmet që keni bërë dhe po bëni. Ditëve të fundit debate, akuza, kundërakuza dhe kur të analizojsh të gjithë që akuzohen janë të lirë dhe të lumtur. E gjith kjo përall në rradhë të parë për „mërgimtarin“. Mergimtari vjen harxhon, dënohet dhe largohet!

Motoja e fundit e fituesit ishte „Për Strugën që duam“, për të qeshur a për të qarë, kjo i mbetet secilit ta mendoj vet! Më shumë reflektim do të thotë, të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, pa marr parasysh se cilës anë partiake i takojnë duhet të përballen me drejtësinë dhe të përjashtohen nga postet që kanë.

Për fat të keq ata shpërblehen me poste të ndryshme si te pozita ashtu edhe te opozita. Askush deri sot nuk është akuzuar dhe sankcionuar nga rradhët e partisë të tij për keqpërdorim. A ka alternativ për këtë gjendje ku ndodhet qyteti apo katundi jonë Struga?

Alternativa e vetme është ajo që në perendim në kështu rastesh organizohet dhe quhet „shoqëri civile“, për fat të keq në Strugë inekzistente edhe pse kemi një numër të madh shoqatash fiktive vetëm e vetëm për të gjeneruar fonde nga taksat e mërgimtarve që i pagojnë në perendim.

Dy herë të rrjepish mban më mirë. Dhe kështu të gjithë presin ndryshimin dhe janë për Strugën që duan duke abuzuar.StrugaLajm

 

Qyteti i mirëmenaxhuar dhe me llogaridhënie dhe transparencë.StrugaLajm

 

Spitali i Strugës dhe mungesa e rregullimit të parkingut në hyrje të Spitalit. Keqmenaxhim institucional Komunë-Qeveri

 

Deponia e Strugës, vatra e helmimit masovik të struganëve. Edhe një shembull tjetër i Keqmenaxhimit institucional Komunë-Qeveri

 

I thonë Drini i zi, perla e Strugës dhe e Liqenit të Ohrit. Ndonjëherë mund ti thonë edhe Drini i kaftë, përshkak të mbeturinave.


Loading...
loading...