Struga për të gjithë: Kryetari Qyra vazhdon mbështetjen për barazi dhe inkluzivitet

Komuna e Strugës ka hedhur edhe një hap tjetër të rëndësishëm drejt përkrahjes së vazhdueshme të përfshirjes sociale dhe garantimit të të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës për mbështetjen e Qendrës së Personave me Nevoja të Veçanta, duke riafirmuar përkushtimin institucional ndaj kategorive që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe kujdes të vazhdueshëm.
Nga Komuna theksojnë se ky bashkëpunim është dëshmi konkrete se Struga mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku çdo individ trajtohet me dinjitet, respekt dhe barazi, pa dallim.
Kryetari Qyra ka bërë të ditur se Komuna do të vazhdojë të mbështesë projekte dhe iniciativa që promovojnë inkluzivitetin, solidaritetin dhe të drejtat e barabarta, duke i konsideruar këto politika si bazë për zhvillimin social dhe human të qytetit.
Autoritetet komunale nënvizojnë se qëllimi final mbetet ndërtimi i një Struge më të drejtë, më humane dhe më gjithëpërfshirëse, ku askush të mos ndihet i përjashtuar dhe çdo qytetar të ketë mbështetjen e nevojshme institucionale.





























