Struga prezantohet në “KOSOVA 2026”, promovohet potenciali turistik në panairin ndërkombëtar

Komuna e Struga ka marrë pjesë në ditën e parë të panairit ndërkombëtar të turizmit KOSOVA 2026, të organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës, ku është përfaqësuar me materiale promovuese.
Gjatë këtij aktiviteti, janë prezantuar vlerat dhe potenciali turistik i qytetit, duke vënë theksin te resurset natyrore, trashëgimia kulturore dhe oferta gjithnjë në rritje për vizitorët vendas dhe të huaj.
Nga Komuna bëjnë të ditur se angazhimi për zhvillimin e turizmit mbetet prioritet, me synim rritjen e dukshmërisë së Struga dhe tërheqjen e një numri sa më të madh turistësh nga rajoni dhe më gjerë.
Përmes promovimit të vazhdueshëm dhe pjesëmarrjes në ngjarje ndërkombëtare si KOSOVA 2026, synohet që Struga të konsolidojë pozitën e saj si një destinacion i rëndësishëm turistik.
Autoritetet lokale theksojnë gjithashtu përkushtimin për krijimin e mundësive të reja bashkëpunimi dhe zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e turizmit.

.gif)




























