Aktuale

Struga prezantohet në “Tourism Fair Albania 2026” në Tiranë


Tiranë – Struga po merr pjesë në “Tourism Fair Albania 2026”, panairin ndërkombëtar të turizmit që po mbahet në kryeqytetin shqiptar, ku në ditën e parë të aktivitetit po prezantohet me ofertën e saj turistike para operatorëve turistikë, agjencive, investitorëve dhe vizitorëve të shumtë.
Në stendën e Komunës së Strugës po promovohen bukuritë natyrore të rajonit, trashëgimia kulturore, gastronomia tradicionale, si dhe kapacitetet akomoduese dhe turistike, me synim rritjen e interesimit të turistëve dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e komunës theksojnë se pjesëmarrja në panaire të tilla është një mundësi e rëndësishme për zgjerimin e tregut turistik, forcimin e imazhit të Strugës si destinacion atraktiv dhe krijimin e kontakteve të reja me partnerë potencialë nga rajoni dhe më gjerë.
Struga po prezantohet si destinacion me vlera të veçanta natyrore, trashëgimi të pasur kulturore dhe traditë mikpritjeje, duke synuar të tërheqë një numër sa më të madh vizitorësh gjatë sezonit turistik 2026.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button