Struga, qyteti i emocioneve dhe i trishtimeve të mia!..

Do dëshiroja të ringjall ndonjëherë, qoftë nëpër vargje poetike, qoftë nëpër skena shekspiriane, të gjitha epizodet dynjgjyrëshe të një skenari të pambyllur, që akoma ka shumë për të thënë, edhe më shumë për të bërë, mbi rrugët e fatit të qytetit tim! Se çka për të thënë e për të bërë, ne e marrim vesh të fundit; ose pas ndonjë lajmësi të vonuar – të veshur me rroba politike sipas modeleve esatjane, ose pas zërit të mikrofonëve të minareve dhjetërametërshe, që lajmërojnë kohët e lutjeve dhe kohët e vdekjeve…Dhe vdekje, jo dosido, por vdekje tamam si vdekje, që nuk do pranoja askurrë t’i shihja, as nërpër filma të zhanrit ,,Uestern” të Perëndimit të Egër.
Do shkruaja për ju e për veten dhe vet do ngjitesha në skenë të këndoj e të ulërij për ju dhe për veten njëherësh. Njëkohshëm, në duet të shpërthente ndonjëherë kënga edhe ulërima ime! Për ju dhe për veten sigurisht!..Por ja që nuk shkruaj dot, ja që dua të harroj, të hedh pas krahësh të gjithë trishtimet që përjetojmë, vetëm e vetëm, t’i japim rrugë mbi këto vdekje, rrugëve të dashurisë, rrugëve që perënditë i caktuan fill e mbarim të takohen në Strugën time.
Blerona BraoStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...