Aktuale

Struga shënon 139 vjet Arsimi Kombëtar – Akademi solemne më 7 Mars në Pallatin e Kulturës


Strugë – Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Arsimit Kombëtar, në Strugë do të organizohet një akademi solemne për të shënuar 139-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë (1887).
Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 7 mars 2026, me fillim në ora 13:00, në Pallatin e Kulturës në Strugë, nën përkujdesjen e Komuna e Strugës dhe shkollave të mesme të qytetit.
Akademia pritet të mbledhë nxënës, mësimdhënës, drejtues institucionesh dhe qytetarë, në një program të pasur kulturor e artistik kushtuar historisë dhe vlerave të arsimit shqip ndër vite.
7 Marsi shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare, duke simbolizuar sakrificën dhe përkushtimin për dijen dhe gjuhën shqipe.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet solemn për të nderuar arsimin dhe brezat e mësuesve që kanë kontribuar në edukimin ndër vite.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button