Aktuale

STRUGA SOT NUK KA LUKSIN PËR LOJËRA POLITIKE, OSE DURIM DERI NË NËNSHTRIM!

Lulzim Nasufi

Pas më shumë se dy dekadash keqmenaxhimi, degradimi dhe uzurpimi, me një gjendje të vazhdueshme kaotike pothuajse në çdo sektor, Komuna jonë – qyteti ynë – sot më në fund ka nevojë për stabilitet, seriozitet, kreativitet, vizion, transparencë dhe vendimmarrje të përgjegjshme.

Zhvillimet në dy mbledhjet e fundit të Këshillit të Komunës së Strugës tregojnë qartë se ende ekzistojnë përpjekje për të fituar poena politike nëpërmjet nënshtrimit, ultimatumit, kushtëzimit apo mendjemadhësisë politike, në vend që fokusi të jetë te interesat jetike të qytetarëve. Kjo qasje, që në disa momente kalon deri në tallje me inteligjencën e qytetarëve struganë, jo vetëm që e pengon funksionimin e institucioneve, por e vonon edhe procesin e rimëkëmbjes aq të nevojshëm të administratës komunale dhe vetë qytetit.

Struga jonë, me arsim në gjendje të shkatërruar, urbanizëm në funksion të një rrethi të ngushtë personash, infrastrukturë të mesjetës, turizëm që ekziston vetëm në letër, borxhe të mëdha në çdo ndërmarrje publike duke filluar nga Komuna e më poshtë, si dhe kushte e shërbime shëndetësore, sportive, kulturore e sociale të mjerueshme, sot më shumë se kurrë ka nevojë për bashkëpunim, qartësi politike dhe përkushtim ndaj së mirës së përbashkët. Është koha që të gjithë aktorët politikë të veprojnë me përgjegjësi, duke vendosur interesin publik mbi çdo interes partiak apo personal.

Vetëm kështu mund të sigurojmë ecjen përpara të Komunës dhe qytetit, duke krijuar kushtet që Struga më në fund të marrë drejtimin që e meriton – dhe të mbështesim atë pak rini që na ka mbetur këtu.

MODEL TJETËR PËR STRUGËN…

Lulzim Nasufi

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button