Struga vazhdon të ,,hesht”!

 

Lebit Murtishi/Strugalajm.comStrugaLajmStrugaLajm

Seria e vrasjeve nuk ka të ndalur. Askush nga qytetarët e Strugës, askush nga intelektualët e saj dhe ata të Veleshtës në veçanti, akoma s’e kanë hapur gojën, lidhur me ngjarjen tragjike të fundit (qoftë e fundit). Dikush nga dhimbja, dikush tjetër nga naiviteti (sigurisht), komentojnë, në mënyrën e tyre, deklaratat e zbehta të policisë rajonale mbi vrasjen e Dilaver Bojkut nga Veleshta e Strugës…Është jashtë etikës njerëzore në këtë rast: si heshtja e struganëve, ashtu edhe ,,vlerësimi” kuturu mbi ngjarjen. Me rëndësi është që u hap edhe një varr i një të riu shqiptar, me rëndësi është se policia ,,bën gjumë” kur vriten shqiptarët, me rëndësi është se ky zinxhir vrasjesh në rrethin e Strugë po merr formën e një ,,normaliteti” kohor dhe hapësinor, njëjtë si në shtetin tonë amë, Shqipërinë. Dhe kush është më i ineresuar, përveç qendrave agjenturore antishqiptare, që kjo murtajë të bëhet çështje përditshmërie në mjediset shqiptare, që ata, armiqtë e popullit shqiptar, t’i kenë rrugët e hapura për realizimin e projekteve të tyre, që do të thotë: fshirjen e trojeve shqiptare nga faqja e dheut. Nuk është me rëndësi më dorasi apo nxitësi i vrasjes, me rëndësi është që shqiptarët akoma nuk e kuptojnë se këto daulle krimi rrahin për veshët e tyre…Populli i robëruar, populli pa institucione drejtësie, populli pa asnjë qasje në institucionet shtetërore të pushtuesit, ka vetëm dy rrugë përpara vetes: Ose të vetëorganizohet dhe t’i dalë zot të sotmes tragjike dhe t’i hapë rrugë të ardhmes së vet, ose t’i dorëzohet fatit që i ,,dha” këtë fat!
Shpresoj që trokitjet e orëve të fundit të na zgjojnë nga gjumi…
Ngushëllimeve më të sinqerta për familjen Bojku që humbi një pjesëtar të vet, ua bashkoj edhe një lutje, po aq të sinqertë dhe po aq vëllazërore: Mos lejoni të bëheni pre e thashethënieve të rrugëve dhe të ,,konaqeve” në këto momente të rënda për ju…StrugaLajm


Loading...
loading...