AktualeOpinion

Struga,deponia dhe neglizhenca jonë qytetare!

Ardian Demiri

Para 2 orësh u këtheva në shtëpi prej te”vezufi”i Strugës(lexo:deponia),dhe ajo që pash aty,lirisht nëse nuk isha strugan,do e përkufizoja me diçka që kurrë nuk mundet dot ta krijojë dora dhe intelekti i njeriut.Sot ajo ishte më e madhe se dje,dhe besoj më e vogel se nesër.
Duke e vështruar nga aty qytetin tim të bukur e të dashur (aq sa më lejonte tymi i dendur i cili “vershonte” fshtrat Vranishte,Belice e gjetiu), nga ajo perspektivë Struga m’u duk edhe më e palarë,më e dëshpruar dhe e “shtrirë”për toke nga kjo që i ndodh së fundmi me neglizhencën tonë institucionale vite me rradhë.
Ka disa ditë që kam një ndjenjë të papërshkruar turpi për këtë që ndodhi me qytetin tim te dashur,dhe në nji moment deri sa e vështroja ashtu qytetin ton të bukur, më ra ndër mend një ide ngushëlluese në gjith këtë katastrofë në të cilën gjendemi. Në raste dhe vende të tilla,nëse zhytesh në mendime si rezultat i ambientit që të rrethon,e para që bie ndër mend janë katastrofa natyrore si p.sh. zjarr,vërshime,tërmete e tj.ku pësojnë njerëz në masë.
Duke menduar për katastrofa të tilla,mua më ra ndërmend një katastrofë tjetër që nuk është natyrore,edhe atë Kampi nazist i Përqëndrimit”Aushvic”në Poloni,i cili përkundër asaj që gjatë luftës te II botërore u shërbeu nazistëve për të shfarosur pupuj të tërë,ky kamp nga ana e shtetit Polak në vitin 1947 u shpall muze dhe sot ka funkcion multidimensional.Ky kamp – muze,për shkak të istorisë dhe publicitetit që ka,atë e vizitojnë turistë nga e gjithë bota.
Sigurisht që këtu në asnji mënyrë nuk desha të bëj dhe nuk heq paralele në mes këti kampi dhe deponisë tonë,sepse janë dy gjëra të pakrahasueshme,por,nga e gjitha kjo situatë dëshpruese për Strugën dhe Struganët,ngushëlluese më erdhi ideja që pasi të konzervohet dhe rregullohet kjo deponi,dhe pasi që ajo mos paraqet më rrezik dhe kërcënim për ne, ate edhe ne ta shpallim muze të budallallëkut dhe papërgjegjsisë tonë ose atrakcion turistik. Kjo sepse jam thell i bindur që aq shumë është eksploatuar mediatikisht kjo deponi kohën e fundit sa që mendoj që Struga tash më fatkeqësisht identifikohet me këtë deponi,por gjithashtu besoj që të gjithë vizitorët që do vizitojnë qytetin tonë në të ardhmen,gjëja e parë që do u bjerë ndër mend pasi kanë ardhur këtu,do të jetë deponija e egër e qytetit dhe dëshira për ta parë atë.
Mundet të duket pak qesharake,por në mungesë të ofertave tjera…kjo ide mundet të ketë efekte atrakcioni.
E di që jemi lodh të gjithë nga kjo,por problemin duhet ta shiqojmë në sy. Nuk fshihet kjo më.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button