Aktuale
BDI-ja e qytetit propozon Ramiz Merkon për kreun e Strugës!
Në strukturën Lokale të BDI-së në Strugë tashmë ka filluar procesi i përzgjedhjes së emrave për kandidatët e mundshëm të BDI-së për kreun e Komunës si dhe listës së këshilltarëve.Sic mëson Strugalajm.com Këshilli Vendor i BDI në Struga 1 si kandidatë të mundshëm ka propozuar Ramiz Merkon ndërsa si bartës të listës së Këshilltarëve ka propozuar emrat e Vegim Nurës,Muamet Asanit dhe Artan Llogës. Ndërkohë ky proces ka përfshirë edhe Këshillin Vendor 2 në qytetin e Strugës ku për bartës liste është propozuar Vegim Nura, Jeton Shaqiri ndërsa për kandidat për kryetar Komune Ramiz Merko.(Strugalajm.com)