Regjim i përkohshëm i komunikacionit në dy akse të rrugës Kërçovë-Ohër

Regjim i ndryshuar i përkohshëm i komunikacionit është vendosur prej sot në rrugën Kërçovë – Ohër për shkak të aktiviteteve ndërtimore në aksin mes fshatrave Klimeshtan dhe Mesheishtë, si dhe në aksin Presekë-Pesoçan, afër fshatit Vërbjan.

LAMM kumtoi se NN Viktoria Invest prej sot filloi me kryerjen e punëve ndërtimore në drejtimin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, në aksin mes f. Klimeshtan – f.Mesheishtë, ku do të ketë regjim të ndryshuar të përkohshëm të komuniakcionit, që do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve.

StrugaLajm

Në aksin Presekë-Pesoçan, ndërkaq, prej orës 7:00, NN Ilinden Struga filloi me punë ndërtimore (asfaltim, për ç’shkak ka regjim të ndryshuar të komunikacionit). Në vendet e aktiviteteve ndërtimore do të vendoset sinjalizim adekuat rrugor.StrugaLajm

Siç informoi LAMM, komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

In : Aktuale

Loading...
loading...