Agim Poshka, rikthehet me një risi me këngën “Të kërkova një mbrëmje”…

Muajt e karantinës mjaftuan për të sjellë një krijimtari të re të këngëtarit Agim Poshka.

Ai gjatë muajve të izolimit realizoi këngën “Të kërkova një mbrëmje”, të cilën edhe e ka xhiruar vetë me aparat celular. Këtë pasdite, Agimi ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, ku foli dhe për vajzën që këtë vit u ngjit në klasën e parë.StrugaLajmStrugaLajm

Këngëtari kishte pesë vite pa sjellë një projekt në këngë, e për këtë rikthim Agimi ka një arsye.
“Akademia, universiteti, kam një vajzë që filloi këtë vit në klasë të parë mësimin në kushte pandemie, filloi shkollën shumë ndryshe. Kur u mbyllëm në karantinë kishim kohën e mundshme për të eksperimentuar dhe ishte rezultat i kësaj. Për muzikën po, më kishte marrë malli, muzika ka pjesë tek mua, prandaj edhe u riktheva”, tha Poshka.StrugaLajm


Loading...
loading...