Sevdi Kaba ,avokati i parë shqiptar i Strugës (Retro)

‘’Nëse një avokat gjatë punës së tij nuk krijon armiq,është një avokat për të cilin duhet patur respekt’’ thotë Sevdi Kaba avokati i parë shqiptar në Strugë.Të ishe avokat në kohën e monizmit nuk ishte një privilegj i madh sepse në masën më të madhe vendimet ishin të paracaktuara sepse pavarsisht që Gjykata ishte një institucion që duheshte të ndaj drejtësinë ajo atë në të shumtën e rasteve e ndante atë sipas metrit të partisë komuniste nënvizon avokat Sevdi Kaba.
Në Strugë në vitin 1983 kur fillon me punë si avokat Kaba kishte vetëm tre avokat ndërkohë hapësira për të manovruar ishte gati e pamundur.Ndërkohë ka patur raste dhe situata të paimagjinueshme kur avokati bëheshte palë me Gjykatën dhe hetuesinë duke thënë hapur që ai ishte pro dënimit të klientit dhe në këtë drejtim Kaba tregon një rast të ndodhur në Manastir ku ai mbronte veprimtarin Halit Naxhaku kur një nga avokataët e njohur maqedonas i cili mbronte një të ri shqiptar nga Kalishti të akuzuar për veprimtari armiqësore deklaron hapur se veprimet e klientit të tij ishin të dënueshme.Objektivi i tij ishte të bëhet një Gjykatës dhe të ndaj drejtësi por ky objektiv u realizua vetëm në vitin 2010 kur edhe pse afër moshës së pensionit për tre katër vite ndan drejtësi në Gjykatën Themelore të Strugës ku edhe pensionohet.Pas diplomimit në Univerzitetin e Prishtinës ai bën praktikën në Prokurorin e qarkut të Prishtinës por nuk arrin të punësohet aty sepse Komiteti i partisë në Strugë jep mendim se ai vjen nga një familje e internuar e cila ka patur edhe të dënuar.Kaba tregon se e gjithë familja e tij në vitet e pedhëjeta kohë në të cilën ai ishte fëmijë bashkë me tre familje të tjera nga Veleshta e Strugës për disa vite internohen në një fshat të Sveti Nikoles ndërkohë disa familjar të tij kanë vujatur edhe burgjeve të kohës fakt që sipas tij i krijuan vështirësi të shumta në gjetjen e një vendi pune.Në vitin 1976 më në fund punësohet si referent për marrëdhënie pronësore-juridike në Komunën e Strugës pasi për atë vende pune nuk kishte asnjë kandidatë tjetër.Fatmirësisht tregon Kaba atij i rastis i caktojnë të merret me fshatrat sepse në atë kohë ishte koha kur shqiptarëve u merreshin pronat dhe tokat me cmim qersharake për ineresë të pushtetit sidomos në qytetin e Strugës.Por edhe në këtë vend pune tregon Kaba nuk kishte gjetur rehatin sepse si rezultat i një përballje ndërmjet kolegut të zyrës i cili ishte një nacionalistë i tërbuar dhe një qytetari të Strugës i cili po sorrollatej me të padrejtë ai si dëshmitarë në Gjykatë mbron të vërtetën e cila ishte në favor të qytetarit strugan thekson ai gjë që provokoi një qasje hakëmarrëse të kolegut.Kolegu i punës tregon Kaba shkoi deria aty sa shkruante parrulla ‘’Da zhive Enver Hoxha’’dhe të tjera me qëllimin e vetëm që ai të dënohet .Kohë në të cilën i gjithë sigurimi zbarkon në zyrat e Komunës së Strugës por fatmirësisht zbulohet që maqedonasi ishte autori i këtij skenari dhe situata duket se përmirësohet pakë nënvizon Kaba por nëvete gjithmon e mendonte se duhet të mendoj një alternativë tjetër për të siguruar familjen .Ishte koha e diferencimit dhe largimit të shqiptarëve nga puna dhe ndjen se nëse edhe ai diferencohet do e ketë shumë vështirë të bëj avokatin dhe kështu pasi kalon procedurat e nevojshme administrative largohet nga administrat e Komunës dhe hap zyrën e avokatisë në vitin 1983 për të vazhduar deri në vitin 1996 kur zgjidhet kryetar i Komunës së Veleshtës.
Kalimi nga avokatia në politikë
Zgjedhja në krye të Komunës së Veleshtës Sevdi Kaba thotë se e ka kuptuar si një mundësi për t’i ndihmuar vendlindjes por thotë se mundësitë ishin të pakta atë kohë sidomos në një komunë rurale me kapacitetet të kufizuara zhvillimi.Shto këtu që në dy vitet e para të mandatit ishin në opozitë me PPD e cila ishte në qeveri mundësit ishin të kufizuar për të bërë më shumë për Veleshtën thekson Sevdi Kaba i cili ishte pjesë e Partisë Popullore Demokratike parti e cila bashkë me njërin krah të PPD-së themelojnë PDSH-në.Pas kalimit të mandatit si kryetar i Komunës së Veleshtës ai nuk kandidon për mandatin e dytë por kalon në detyra të tjera .Në vitin 2001 pas nis konflikti i armatosur në Maqedoni avokat Sevdi Kaba bëhet pjesë e grupit të 60 struganëve që bëhen pjesë e kampit të UCK-së në Durrës .Sot kur pyetet për atë konflikt avokati Kaba thekson se ishte një luftë e dirigjuar që nuk solli shumë ndryshim për shqiptarët në Maqedoni pavarsishtë disa përmirësimeve kozmetike.(Strugalajm.com)