Almakos:Dalin në shesh të vërtetat e 27 Prillit në Kuvend, dhe gënjeshtrat e BDI-së (VIDEO)

Së fundmi kanë dalur video materiale të reja nga ndodhitë e së enjtes në Kuvend, të cilat vetëm se po vazhdojnë të tregojnë të vërtetat e 27 Prillit, dhe të nxjerrin në sipërfaqe trillimet e gënjeshtrat e BDI-së.

Në këtë video të re shfaqen pamje se si deputetët e Lëvizjes BESA jo vetëm që kanë qenë prezent në Kuvend gjatë
votimit për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, por edhe kanë votuar pro ndryshimit të rendit të ditës, respektivisht kalimin në votim për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni.

BESA për arsye parimore nuk e votoi Xhaferin për Kryeparlamentar, ndërsa qëndroi në sallë për të legjitimuar zgjedhjen e tij.

Ndërkohë, përderisa i gjithë opinioni ishte i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të kreut të LR – PDSH-së, Ziadin Sela, BDI-ja në vend që të merrej me atë se pse Ministri i saj në MPB, Agim Nuhiu nuk arriti ti sigurojë deputetët, ajo ka folur për çëshje sekondare./Almakos/

In : Aktuale

Loading...
loading...