Erërat e forta, përmbysen 4 kamionë në Shqipëri

Katër kamionë janë përmbysur në aksin rrugor Lezhë-Mabe gjatë kësaj të shtune, fatmirësisht pa të lënduar, për shkak të motit të keq dhe me erë të fuqishme.

StrugaLajm

Policia Rrugore është angazhuar me shërbime të shtuara në këtë aks, ku intensiteti i shpejtësisë së erës është shumë i fuqishëm. Ajo njofton pezullimin e lëvizjes së kamionëve me mbulesë, deri në një njoftim të dytë, për të evituar aksidentet rrugore.StrugaLajm

Ndërkohë, apeli i Policisë Rrugore për më shumë kujdes, përfshin edhe drejtuesit e të gjitha mjeteve që lëzivin në aksin Tepelenë-Fier.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...