Struganët në Amerikë organizojnë turneun e madh futbollistik shqiptar !

Ditën e Hënë (25 Dhjetor) në New jersey do të zhvillohet turneu tradicional shqiptar në futboll i cili pa asnjë dyshim është organizimi më i madh sportiv shqiptar në Amerikë. 32 skuadra tashmë kanë konfirmuar pjesmarrjen dhe do të ndeshen për titullin kampion. “Vllaznimi Soccer Tournament” quhet ky evenimet i cili organizohet nën “ombrellën” e QKSHA me seli në Riverdale. Këtë vit për mbarvajtjen e turneut janë kujdesur Fatlum Zhuta, Arif Sela dhe Pajazit Mena të cilët tashmë konfirmojnë spektakël të garantuar në këtë evenimet që mund të quhet edhe festë kombëtare për shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë në kontinentit. “Simbolika e këtij turneu është elementi më i rëndësishëm nga gjithcka tjetër. Shfrytëzojmë rastin që përmes këtij organizimi të tubojmë bashkë qindra shqiptarë nga gjitha trojet etnike. Kemi skuadra dhe lojtarë nga Kosova, Shqiperia, Mali i Zi, Maqedonia, nga Sanxhaku dhe Presheva, të gjithë do luajmë shqip dhe do gëzojmë në ritmin e këngës së bukur shqipe që është karakteristike për këtë organizim” thonë nga stafi organizativ i turneut “Vllaznimi Soccer Tournament” Turneu edhe këtë vit do të zhvillohet në qendrën sportive në “Turf City” ndërsa përvec futbollit është në planifikuar edhe një program i shkurtër artistik nga nxënësit e shkollës shqipe të Qendrës kulturore shqiptaro-amerikane (QKSHA).StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...