Prej shkurtit rritje page edhe për mjekët nga 15-25 %

Alsat mëson se Sindikata e punonjësve shëndetësorë ka arritur Marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë për rritjen e pagave. Sipas marrëveshjes së arritur mjekët specialist do të kenë një rritje prej 25 për qind, profesorët 20 për qind, mjekët e përgjithshëm 15 për qind rritje, infermieret 10 për qind rritje dhe punonjësit shëndetësorë 5 për qind rritje.StrugaLajm

Jashtë kësaj marrëveshje mbeten administratorët në sektorin e shëndetësisë të cilët pavarësisht kërkesave të tyre nuk arritën që të përfshihen në këtë marrëveshje për rritjen e pagave në shëndetësi.StrugaLajm

Marrëveshja hyn në fuqi nga muaji shkurt.

In : Aktuale

Loading...
loading...