Strugan i mashtruar për mbi 2.000 euro për dyer të blinduara – premtimi nuk u realizua, rasti në polici

Strugë, 21.04.2026 – Një qytetar nga Struga ka mbetur i dëmtuar financiarisht në një rast mashtrimi që kap vlerën mbi 2.000 euro, pasi kishte porositur dyer të blinduara që nuk i janë dorëzuar asnjëherë në afatin e premtuar.
SPB Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj J.B. nga Manastir, nën dyshimet për veprën penale “mashtrim”.
Sipas policisë, më 14 nëntor 2025, një 34-vjeçar nga një fshat i Strugës ka kontaktuar të dyshuarin, i cili merrej me prodhimin e dyerve të blinduara. Palët kanë arritur marrëveshje për punimin dhe montimin e dyerve në vlerë prej 3.040 eurosh, me afat realizimi deri më 20 janar 2026.
I dëmtuari, sipas marrëveshjes, ka paguar fillimisht 2.140 euro, ndërsa pjesa tjetër e shumës duhej të paguhej pas përfundimit të punimeve. Megjithatë, i dyshuari, sipas njoftimit policor, vazhdimisht e ka shtyrë realizimin e porosisë dhe nuk e ka përmbushur marrëveshjen.
Rasti është në procedurë hetimore dhe po trajtohet nga organet kompetente.
.gif)




























