STRUGANEN STINA HOXHA, SE NDAL AS SHIU

Sot në qytetin e Kumanovës, në mot me shi, u zhvillua kampionati shtetëror i Atletikës për moshat e reja, të lindur 2008 e më të rinjë.
Në këtë kampionat mori pjesë edhe Klubi i Atletikës “Drini” nga Struga, me sportisten më të mirë në këtë grupmoshë Stina Hoxha, e cila mori pjesë në dy diciplina dhe atë në vrapimin 60m dhe kërcim së larti.
Stina Hoxha me shumë sukses, mbrojti titullin Kampione shteti në diciplinën 60m, duke u radhitur e para nga më shumë se 60 sportiste në këtë diciplinë.
Por Stina Hoxha sot, shkëlqeu edhe në diciplinën kërcim së larti, duke u shpallur kampione shteti, me plot meritë.

Vazhdojmë tutje, për suksese të reja!

In : Aktuale

Loading...
loading...