Struganët Fejzi Bojku dhe Ylber Sela fitues të çmimit “22 Nëntori”

Shkrimtari Fejzi Bojku dhe politikologu Ylber Sela janë fitues të çmimit shtetëror “22 nëntori”. Çmimi iu nda për mirënjohjen nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore dhe kontributin e dhënë në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Pa alfabet dhe pa shkronja do të ishim një popull pa vend të caktuar ,një popull pa kultur të caktuar, pa perspektivë të ardhshme. Ditët e alfabetit dhe vendimet e Kongresit të Manastirit para 113 viteve në një mënyrë të veçantë flasin edhe për atë se jeta jonë e përbashkët është zhvilluar në këto troje të përbashkëta” – tha shkrimtari Fejzi Bojku.

StrugaLajm

StrugaLajm

“Besoni se ky çmim është përgjegjësi edhe më e madhe për mua dhe besoj që këtë angazhim që kam bërë deri më tani, me këtë çmim do ta bëj edhe më tepër” – deklaroi politokologu Ylber Sela.

Kryetari i Këshillit për ndarjen e çmimeve shtetërore “22 Nëntori” Etem Aziri, inkurajoi për interes më të madh për paraqitje në konkurset e hapura për këtë çmim shtetëror, pasi që siç tha, konkurrenca në paraqitjen e fundit për çmimin në fjalë, ishte modeste. ( TVM2)


Loading...
loading...