Struganët Hamza Zylali dhe Gresa Mustafai në Kampionatin Ballkanik

Gresa Mustafai dhe Hamza Zylali në Kampionatin Ballkanik të Karatesë

Nga data 19-21 maj 2017 në Stamboll të Turqisë, do të mbahet Kampionati Ballkanik në Karate për fëmijë të moshës 10 – 13 vjeçare.

Në këtë Kampionat marrin pjesë  11 shtet,  me 771 sportistë.

Në përbërje të përfaqësueses së Maqedonisë, janë edhe dy sportistë të Klubit të Karatesë “Drini” nga Struga,  Gresa Mustafai e cila garon për moshën 11 vjeçare në kategorinë +44kg dhe Hamza Zylali i cili garon në kategorinë -52 kg për moshën 12 vjeçare.

Të dy sportistët të klubit tonë, janë kampion të shtetit në kategoritë e tyre dhe me të drejtë fituan vendet e tyre në përfaqësuesen e Maqedonisë.

Ata janë të pregaditur mirë dhe shpresoj që me pak fat sportive, të bëjnë një paraqitje të mirë dhe kam bindjen se që të dy sportistët e klubit tone të këthehen me medalje nga ky kampionat.

Bashkë me sportistët tanë, në Stamboll për ti përkrahur dhe mbështetur,  udhëtoj edhe ndihmës trajneri i klubit tonë Shaban Murtishi.

Alim Hajredini/K.K. Drini

In : Aktuale

Loading...
loading...