‘’Struganët për Shqipërinë Etnike’’,ja ku mund ta gjeni librin e Agni Dautit në Strugë

Libri ‘’Struganët për Shqipërinë Etnike’’ i autorit Agni Dauti i cili para disa ditëve u promovua në Strugë, tashmë do të jetë në shitje për lexuesin më të gjërë .Libri për të gjithë ata që që akoma nuk  e kanë shfletuar dhe duan ta kenë në biblotekën e tyre mund ta gjejnë në stendën me libra përskaj bulevardit në Strugë.‘’Struganët për Shqipërinë Etnike’’, është libri i Agni Dautit ish të burgosurit politik dhe veprimtarit nga fshati Frëngovë i Strugës, botim që do të pasurojë kujtesën kolektive me një rrëfim interesant dhe autentik të së kaluarës .’’Struganët për Shqipërinë Etnike’’,është një libër ku autori Agni Dauti rreket të tregojë nëpërmjet ngjarjeve dhe personaliteteve që ka nxjerrur Struga, vokacionin dhe orientimin drejt Tiranës të shqiptarëve të Strugës .(Strugalajm.com)

 StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...