“Struganët për Strugën”,do marrin masa radikale nëse nuk zgjidhet çështja e deponisë

Për: KOMUNËN E STRUGËS
QEVERINË E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Iniciativa qytetare “Struganët për Strugën”

Përshëndet konkluzën e Qeverisë lidhur me masat e ndërmarra për deponinë e Strugës me shpresë se Ministritë e obliguara do të veprojnë me urgjencë konform detyrimeve të marra, por skeptik nga mosrealizimi i premtimeve të deritanishme për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, kërkojmë:

1. Urgjentisht të fiken të gjitha vatrat në deponi dhe të parandalohet ndezja e vatrave të reja qoftë nga faktori natyror qoftë nga faktori njeri;
2. Të merren masa për sigurim e deponisë 24/7 dhe të ndalohet aksesi i personave të pautorizuar me qëllim të parandalimit të hedhjes së mbeturinave të reja në këtë deponi dhe ndezja e të njëjtave;
3. Dislokim të deponisë dhe revitalizim të truallit të deponisë aktuale; dhe
4. Të gjendet zgjidhje e qëndrueshme për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave të rajonit të Strugës konform standardeve mbi menaxhimin e mbeturinave.StrugaLajmStrugaLajm

Nëse deri më 01.08.2017 nuk fiken të gjitha vatrat në deponi dhe e njëjta pas kësaj date vazhdon të digjet dhe tymoj, “Struganët për Strugën” do të ndërmarrin masa radikale në mbrojtje të shëndetit të vet, mjedisit jetësor dhe imazhit turistik të Strugës.StrugaLajm

Të shqetësuar,

Ergin Borova
Nazim Rashidi
Ardian Demiri
Anita Latifi
Agim Poshka
Artan Zhuta
Ariana Kica
Lina Pollozhani

dhe të gjithë ata që ndajnë këtë shqetësim dhe që do t’i bashkangjiten iniciativës tonë

In : Aktuale

Loading...
loading...