
KF Llapi ka zyrtarizuar afrimin e radhës në afatin kalimtar të janarit, duke nënshkruar me qendërmbrojtësin Ahmed Domazet nga Struga.
Futbollisti 21-vjeçar ka firmosur një kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër, në përputhje me objektivat dhe projektin sportiv të klubit nga Podujeva.
Sipas njoftimit zyrtar të KF Llapi, Domazet vjen si përforcim në repartin defensiv, duke shtuar opsionet dhe konkurrencën në fazën mbrojtëse për vazhdimin e sezonit. Ai konsiderohet një futbollist me potencial zhvillimi dhe perspektivë për të ardhmen.
Qendërmbrojtësi është i formuar në ekipin e Strugës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e skuadrave të futbollit në Maqedoninë e Veriut, si Karaormani, Ohri dhe Vardarski, ku ka fituar përvojë të vlefshme në futbollin vendor.
KF Llapi i ka uruar mirëseardhje futbollistit strugan dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën e klubit.(StrugaLajm. Com)





























