AktualeSportStruge

Strugani Dorian Derbaci mes katër shqiptarëve në listën e Zvicrës U21

Përfaqësuesja U21 e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve për dy sfidat e shtatorit, ku spikasin katër futbollistë me origjinë shqiptare. Mes tyre është edhe talenti me origjinë nga Struga, Dorian Derbaci, i cili do të jetë pjesë e skuadrës zvicerane përballë Estonisë dhe Shqipërisë U21.

Zvicra e nis rrugëtimin e kualifikimeve më 5 shtator në Tallin kundër Estonisë, ndërsa më 8 shtator do të zhvillojë një miqësore interesante në Aarau kundër Shqipërisë U21.

Përveç Derbacit, në listë janë edhe portieri Gentrit Muslija si dhe lojtarët Labinot Bajrami e Dion Kacuri. Ky përfaqësim i fortë shqiptarësh në kombëtaren e të rinjve të Zvicrës konfirmon edhe një herë potencialin e madh që sjellin futbollistët me rrënjë shqiptare në arenën evropiane.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button