BLENDI PETROL
Aktuale

Strugani i revoltuar:Kanë shpërthyer ujrat e zeza , askush nuk reagon

Një pjesë e qytetarëve të Strugës në afërsi të rrugës ‘’Marks Engels’’deri te Strugalajm.com kanë përcjellur shqetësimin se prej disa ditësh si pasojë e mosfunksionimit të rrjetit të kanalizimit po ndeshen me një situatë të të rëndë ekologjike .Ata theksojnë se si pasojë e mosfunksionimit të pompave të rrjetit të kanalizimit të qytetit ka ardhur deri te bllokimi i ujrave të zeza dhe për pasojë shpërthimi i tyre, sidomos në hapësirat e përdhesave të disa objekteve banimi në këtë pjesë të qytetit të Strugës.Mynyr Reci, banor i kësaj lagje thekson se në emër edhe të banorëve të tjerë ka reaguar deri te Ndërmarrja ‘’Proaqua’’,njësia e kolektorit,por deri tani reagimi për zgjidhjen e kësaj situate, sipas tij ka munguar.Reci, thekson se jozyrtarisht ka mësuar se e gjithë kjo sitruatë ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të pompave që tërheqin ujrat e zeza.(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button