Aktuale

Strugani Jasmin Zhuta ndihmës i selektorit të ri të Kosovës, Jesper Ostlund

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka prezantuar trajnerin suedez Jesper Ostlund si selektor të ri, ndërsa krahas tij do të jetë edhe Jasmin Zhuta, shqiptar nga Struga e Maqedonisë së Veriut, në rolin e ndihmës-trajnerit.

Ostlund ka një karrierë të pasur në Suedi, ku ka drejtuar skuadrat Hallby dhe Savehof, me të cilat ka fituar tituj kampioni e kupa. Në vitin 2020 u shpall trajner i vitit në Suedi, ndërsa ka udhëhequr me sukses edhe Kombëtaret e reja të këtij vendi.

Zhuta, që prej vitesh punon si trajner në Suedi, shquhet për punën e tij me klube të ndryshme dhe për qasjen individuale ndaj lojtarëve. Ai u shpreh krenar që do të kontribuojë për Kombëtaren e Kosovës.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, theksoi se me stafin e ri synohet që Kosova të arrijë një kualifikim historik në një Kampionat Evropian apo Botëror.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button