Aktuale
Strugani kapet në Ohër duke vozitur i dehur, 1.88 promila alkool në gjak

Më 13 shtator 2025, rreth orës 03:40, në kryqëzimin e bulevardit “Zheleznicka” me rrugën “Egejska” në Ohër, zyrtarë policorë të SPB Ohër arrestuan një 43-vjeçar nga Struga .
Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ndaloi një veturë të tipit “Audi” me targa të Strugës, e cila drejtohej nga i njëjti person. Pas testimit me alkooltest, u konstatua se ai kishte 1.88 promila alkool në gjak.
Personi është përjashtuar nga komunikacioni dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.





























