Strugani mashtrohet nga tetovari, rastin e denoncoi në polici

Zyra e Jashtme për Çështje Penale në policinë e Strugës ngriti kallëzim penal kundër N.A. (36) nga fshati Dobroshtë-Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit”. Më 13.08.2019, I.K. nga një fshat i Strugës, bëri një marrëveshje me personin në fjalë për prodhimin e mobiljeve, për të cilat me kërkesën e tij, në disa raste iu paguan shuma të caktuara. I.K. në vazhdimësi i lajmërohej të dyshuarit por pa sukses, duke kuptuar se ai ishte mashtruar, gjë që ishte shkakuar dëm material prej 335.500 denarë.

In : Aktuale

Loading...
loading...