Zyra e jashtme për punë kriminalistike në policinë e Strugës ka paraqitur një kallëzim penal kundër K.M. për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.
“Më 6 shtator 2024, i kallëzuari ka ngarkuar mbeturina në një traktor, pas çka i ka hedhur në një arë dhe i ka djegur”, thuhet në buletinin e MPB-së.