BLENDI PETROL
AktualeRajoniStruge

Strugani që synon të qeverisi në Gjermani: Historia frymëzuese e Harbin Vejselit

“Struga dhe ylli i saj në mërgim: Harbin Vejseli, nga ëndrrat e vogla te arritjet e mëdha”

Harbin Vejseli, një emër që po shkëlqen jo vetëm në biznes, por edhe në politikë, është shembulli i gjallë se ëndrrat mund të bëhen realitet. Ky i ri nga Struga, me vendosmërinë dhe punën e tij, ka treguar se suksesi nuk njeh kufij transmeton Strugalajm.

Historia e tij, e raportuar nga mediat gjermane, na çon nga hapat e parë në një qytet të madh deri në majat e suksesit në industrinë e ndërtimit dhe Real Estate. Me vetëm 21 vjet, Harbini drejton një kompani që realizon mbi gjysmë milioni euro xhiro dhe është një model për çdo të ri që kërkon të ndërtojë të ardhmen e tij me punë dhe vizion.

Por suksesi i Harbinit nuk ndalet këtu. Në vitin 2024, ai hyri edhe në skenën politike si kandidat për kryetar bashkie në Duisburg, Gjermani, duke përfaqësuar radhët e FDP-së. Me një frymë të re dhe një angazhim të pakompromis, Harbini synon t’i japë qytetit të Duisburgut një drejtim të ri, të ndritur dhe plot inovacion.

“Është e rëndësishme për mua të frymëzoj të rinjtë dhe t’ju tregoj se gjithçka është e mundur me punë të palodhur dhe një vizion të qartë,” thotë ai.

Struga, qyteti i origjinës së tij, ka arsye të forta për të qenë krenare. Pavarësisht se Harbini dhe familja e tij jetojnë jashtë vendlindjes, arritjet e tij dëshmojnë për potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjve struganë që shkëlqejnë kudo në botë.

Harbin Vejseli, një histori suksesi që Struga do ta kujtojë gjithmonë!

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button