Aktuale

Strugani vdes në autobus në Serbi


Sot rreth orës 10 të mëngjesit, pranë Mihajllovacit, Serbi, një burrë 70-vjeçar ka ndërruar jetë në një autobus me të cilin po udhëtonte nga Gjermania drejt qytetit të tij të lindjes në Maqedoni.

Siç raportojnë mediat serbe, i ndjeri është shtetas maqedonas nga Struga, dhe ndihmën e parë ia kanë dhënë bashkudhëtarët e tij, të cilët kanë ndaluar në një parking pranë një restoranti në pjesën rrugore mes Beogradit dhe Nishit.

Pas rreth 30 minutash, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e ndihmës së shpejtë dhe policia, të cilët kanë tentuar ta rikthejnë në jetë burrin fatkeq, por për fat të keq nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet, ndërsa trupi është dërguar për autopsi.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button