Aktuale

Struganja ndërton pa leje në Trpejcë – padi penale dhe vendim për rrënim të shtëpisë!

SPB- Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj një gruaje (50) nga Struga, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”.
Sipas njoftimit, ajo në cilësinë e investitores, në një parcelë kadastrale në fshatin Trpejcë, ka ndërtuar një shtëpi individuale familjare pa leje të plotfuqishme ndërtimi të lëshuar nga sektori për urbanizëm dhe menaxhim me tokën ndërtimore në kuadër të Komuna e Ohrit.
Pas konstatimit të gjendjes në terren, autoritetet kanë marrë vendim për rrënimin e objektit të ndërtuar pa leje.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button