Ja kur dhe si shteti do i marr ingerencat për Plazhet e Strugës

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski pret që javën e ardhshme të fillojë procedura kuvendore për ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore ku do të mundësohet që shteti t’i ndërmarrë ingerencat e komunave Ohër, Strugë dhe Debarcë mbi bregun e Liqenit të Ohrit, gjegjësisht ekonomizimin me plazhet.

“Këtë e paralajmërova në tribunë këtu në Ohër së bashku me kryeministrin Zoran Zaev. Pres që javën e ardhshme në Parlament të hyjë ligji, që do të thotë se kompetencat e bregut dhe plazheve të jenë nën ingerenca të shtetit, e jo në nivel lokal”, tha Sugareski duke sqaruar se kjo bëhet me arsye që  që autoritetet lokale nuk mund të përballen e problemet.

Lidhur me këtë si transferi i ingerencave do të reflektohet mbi sezonin e ardhshëm turistik, nga aspekti i dhënies së plazheve nën koncesion, Sugareski shfaqi bindje se ka hapësirë kohore që e gjitha të përfundojë në një rend më të mirë.

“Pres që ligji të miratohet shpejt, por një pjesë e punëve nuk varen nga Qeveria por edhe nga Kuvendi”, tha ai, duke theksuar se se asnjë ndërtim pa leje nuk do të tolerohet, pavarësisht nën ingerenca të të cilit ka qenë toka e dhënë për ekonomizim.

Kryerësi i detyrës kryetar i Ohrit Konstatin Georgieski theksoi se praktika nga e kaluara ka treguar se komunat kanë vështirësi në menaxhimin e plazheve të Liqenit të Ohrit, siç tha, për shkak të mospërputhjeve të caktuara në sistem, lëshimeve të bëra në të kaluarën, deri te aktivitetet e palejuara të koncesionerëve.

“Momentalisht procedurat për dhënien e plazheve nën koncesion kanë ngecur në labirintet gjyqësore. ne si vetëqeverisje lokale kemi edhe resurse të kufizuara lidhur me menaxhimin. Konsideroj se edhe ndikime të caktuara lokale që janë në fuqi për momentin do të përjashtohen nëse integerencat mbi plazhet janë nën pushtetin qendror”, tha ai.

Për ndërtimin e kontestuar të minares gjatë rikonstruktimit  të xhamisë së Ali Pashës në Ohër, Sugareski sqaroi se për momentin Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore vepron sipas rastit, gjegjësisht po zbatohen aktivitete për kontroll në gjendjen që do të tregojnë si të reagohet më tej.

In : Aktuale

Loading...
loading...