Struga turistike prezantohet në Shqipëri

Një përfaqësi e zgjeruar nga Komuna e Strugës ka qëndruar në Tiranë, ku ka prezantuar ofertën turistike të rivierës strugane në Panairin Mesdhetar të Turizmit që zhvillohet në Shqipëri .Në këtë aktivitet ku marrin pjesë operator turistik nga më të njohurit nga rajoni dhe më gjërë.Krytari i Komunës Mustafa Zabzuni ishte prezentë në këtë panair ku nga afër informonte të interesuarit për kapacitetet turistike të Strugës, si një qytet me një ofertë të larmishme për vizitorët nga Shqipëria, por edhe nga vendet e tjera të rajonit.Gjithashtu, Zabzuni nga afër informoi ministren e Turizmit të Shqipërisë Milva Ikonomi e cila vizitoi stendën e Strugës ku u interesua për vecorit e Strugës në fushën e turizmit.Nga kryetari Mustafa Zabzuni dhe delegacioni i Strugës ministraja shqiptare e turizmit u informua se Struga prej vitesh është një destinacion i pëlqyer për pushuesit nga Shqipëria, tendencë e cila synohet që në të ardhmen edhe të shumfishohet ,sepse Struga ka mundësi dhe kapacitete për një gjë të tillë. ‘’Komuna e Strugës mori pjesë dhe promovoi me sukses asetet natyrore dhe kulturore të Strugës në Panairin mesdhetar te turizmit të mbajtur në Tiranë. E shfrytëzuam këtë panair si një rast takimi e rajonal i aktorëve të industrisë së turizmit si operatorët turistikë, agjencitë, komunat etj. Me dhjetëra palë të ineteresuara vizituan stendën e Strugës nga qytetarët e thjeshtë deri tek Ministrja e Ekonomisë së Shqipërisë, znj.Milva Ikonomi. Kryetari i Komunës së Strugës , z. Mustafa Zabzuni u përkukdes personalisht që Struga të promovohej me sukses në këtë panair’’thekson Roland Amzai nga Zyra për Marrdhënie me Publikun në Komunën e Strugës.Në panairin ‘Mesdhetar të Tiranës marrin pjes mbi njëqind operator turistik nga Shqipëria ,Kosova ,Maqedonia ,Mali i Zi si dhe nga vende të tjera ,ky aktivitet organizohet prej disa vitesh .Përvec aspektit të prezantimit të ofertave turistike në këtë aktivitet u organizuan edhe një sërë forumesh biznesi ku në themel ishte evidentimi i mundësive për zgjerimin e turizmit si një hapësirë unike në Ballkanin përëndimor.(KOHA/Strugalajm.com)