
STRUGË – Rritet mbështetja qytetare në Strugë për lirimin e krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Deri më tani, rreth 900 qytetarë kanë hedhur firmën e tyre në peticionin e hapur publik.
Pika për nënshkrime është vendosur në një hapësirë të frekuentuar, ku qytetarët ndalojnë për të shprehur solidaritetin dhe qëndrimin e tyre lidhur me këtë çështje.
Organizatorët bëjnë të ditur se iniciativa do të vijojë edhe në ditët në vijim, me synim rritjen e numrit të nënshkrimeve dhe zgjerimin e mbështetjes në nivel më të gjerë.(StrugaLajm.com)
.gif)




























