Strugë, banorët reagojnë për ndërprerjen e ujit

Struganët dhe turistët netët edhe më tej i kalojnë pa ujë të pijshëm për shkak se ndërmarrja publike Proakva zbaton ndërprerje prej orës 12 në mesnatë deri në pesë të mëngjesit. Qyteti edhe më tej ka probleme serioze me mungesën e ujit të pijshëm për shkak se burimet në Shum dhe Belicë të Epërme ende janë shumë larg kapacitetit të zakonshëm.

“Edhe Drinin ta lëshojnë në Llabunishtë përsëri nuk do të ketë ujë, sepse e keqpërdorin.”

“Ka shumë probleme me ujin. Ka dhe nuk ka. Në mëngjes ka dhe më pas menjëherë ndërpritet. Nuk mundet në gjithë këtë ujë, të mos ketë ujë- thanë banorët.

Nga “Proakva” thonë se ndërprerja e ujit do të vazhdojë për të paktën edhe dhjetë ditë. Në plan është instalimi i një pompe të re me shtypje më të madhe. Rrjedhja e ujit nga burimet e Belicës së Epërme tanë është reduktuar për 70 litra, ndërsa në Shum 60 litra në sekondë, por nga atje bëjnë apel për vetëdijen e qytetarëve të cilët ujitin oborre dhe kopshte dhe me këtë e rritin problemin për furnizimin me ujë të qytetit.StrugaLajm

“Niveli i liqenit Shum gjatë kësaj vere ka qenë i ulur në mes të 45 centimetra dhe një metra. Nga këtu, nga burimet në Shum, pothuajse 70% e Strugës furnizohet me ujë të pijshëm.StrugaLajm

Përveç rrjedhjes së dobët të ujit nga burimet, mos ndërgjegjja e qytetarëve, nga Proakva ankohen se kompania nuk mund t’i paguaj borxhet nga personat juridik dhe fizik, ndërsa kërkesat janë të mëdha, i tejkalojnë 3 milion euro.

“Ka qytetarë të cilët nuk paguajnë ujë nga pesë muaj, një vit, dhe ndaj tyre ndërmarrim masat e duhura ligjore- deklaroi Jonçe Dokovski – NP Proakva.

Kjo situatë e pengon ndërmarrjen të ndërmarrë operacione më të mëdha të investimeve në rrjetin e furnizimit dhe përmirësimin e gjendjes së stacioneve te pompimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...