Aktuale

Strugë: Dogjën dyshekë për të shitur hekurat, policia u ngrit kallëzim penal

Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave, të moshës 38 dhe 61 vjeç, pasi kanë ndezur dyshekë në deponinë e qytetit me qëllim që të nxirrnin sustat dhe telat e bakrit për shitje.

Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, kur sipas njoftimit të NJPB-së, të dyshuarit janë kapur në flagrancë nga punonjësit e Njësisë së Zjarrfikësve të Strugës dhe më pas janë denoncuar në polici. Përveç djegies së dyshekëve, ata dyshohet se kanë shkrirë edhe tela bakri, duke shkaktuar zjarr dhe rrezik të përgjithshëm.

Për veprimin e tyre, ndaj tyre është ngritur procedurë për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button