Aktuale
Strugë – Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” po bëhet më gjithëpërfshirës për nxënësit me nevoja të veçanta

Drejtoria e Gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme për shkollën: përshtatjen e ambienteve për nxënësit me aftësi të kufizuara.
Drejtoresha e këtij institucioni, Besime Jonuzi, tha se projekti parashikon ndërtimin e dy ashensorëve dhe dy tualeteve të përshtatura për persona me nevoja të veçanta, duke e kthyer gjimnazin në një hapësirë më funksionale dhe të qasshme për të gjithë.
“Arsimi duhet të jetë i qasshëm për çdo nxënës dhe detyra jonë është t’ua mundësojmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Jonuzi, e cila njëherësh uroi nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke i inkurajuar të punojnë fort, të synojnë lart dhe të respektojnë shkollën e vendin e tyre.

































