Aktuale

Strugë / Hajduti hyn në një shtëpi dhe i vë zjarrin mobiljeve


Një person i panjohur ka hyrë me forcë në një shtëpi në Strugë dhe më pas i ka vënë zjarrin një pjese të mobiljeve dhe orendive shtëpiake.
Sipas informacioneve të policisë, më 14 mars 2026, rreth orës 15:30, në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë (NJPB Strugë) është raportuar se një autor i panjohur, pasi ka thyer një dritare në katin përdhes, ka hyrë me forcë në një shtëpi në lagjen “Ezerski Lozja”.
Sipas denoncimit, autori ka djegur një pjesë të mobiljeve dhe sendeve të shtëpisë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button