Aktuale

Strugë – Nis rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit në “Marshal Tito”, priten ndërprerje dhe devijime trafiku

Komuna e Strugës njofton se nga nesër, 2 dhjetor 2025, do të startojnë punimet ndërtimore për rikonstruksionin dhe zëvendësimin e rrjetit të vjetër të ujësjellësit me tubacione azbest-çimento, në një pjesë të rrugës “Marshal Tito”, në kryqëzimin me “Velko Vllahoviq” (krahu 4).

Punimet do të zhvillohen në disa segmente kryesore:

  • Nga Tregu i Qytetit në drejtim të Varrezave (krahu 4 dhe krahu 8)
  • Pjesa e rrugës “Turistike”, në segmentin drejt Stacionit Policor (krahu 9)

Sipas njoftimit, qytetarët duhet të presin kufizime të përkohshme qarkullimi dhe lëvizjeje në zonat ku do të zhvillohen punimet.

Për të siguruar rrjedhë të pandërprerë të punimeve, sot në Komunën e Strugës është mbajtur një takim koordinues ndërmjet:

  • përfaqësuesve të kompanisë ekzekutuese “Markoski K73”,
  • NP Ujësjellës dhe Kanalizim,
  • dhe Policisë së Komunikacionit Strugë.

Institucionet bëjnë apel te qytetarët për mirëkuptim dhe respektim të sinjalistikës gjatë kohës së kryerjes së punimeve.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button