Aktuale

Strugë: Pesë kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe tre lista këshilltarësh të pavarura

Në Strugë janë dorëzuar pesë kandidatura të pavarura për kryetar komune si dhe tre lista këshilltarësh të pavarura pranë zyrës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) – Strugë, konfirmojnë nga ky institucion për MIA.

Afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për zgjedhjet lokale të 19 tetorit ka përfunduar gjatë natës.

Ndërkohë, afati për dorëzimin e kandidatëve për kryetar komune dhe listave të mbështetura nga partitë politike mbetet i hapur deri më 13 shtator. Pas këtij afati, KSHZ do të publikojë zyrtarisht të gjitha listat e konfirmuara.

Zgjedhjet lokale në Strugë pritet të jenë mjaft dinamike, me një garë ku tashmë peshën e tyre do ta kenë edhe kandidatët e pavarur.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button