Aktuale

Strugë: Zbulohet armë pranë kufirit me Shqipërinë – pistoletë pranë një veture me targa shqiptare

Një zbulim i dyshimtë pranë kufirit me Shqipërinë ka vënë në alarm autoritetet maqedonase. Gjatë një aksioni kontrolli dhe vëzhgimi me dron, të zhvilluar më 14 maj në territorin e fshatit Modriç të Strugës dhe në zonat pyjore të malit Jabllanicë, policia ka hasur në një objekt të improvizuar, ku ndodhej një automjet “Mitsubishi” me targa shqiptare.

Sipas njoftimit të SPB Ohër, në afërsi të automjetit është gjetur një pistoletë e llojit “Beretta”, e cila është sekuestruar menjëherë për procedura të mëtejshme. Operacioni është kryer nga zyrtarët e Qendrës Rajonale Perëndim, ndërsa hetimet në terren janë ndjekur nga ekipet e NJPB Dibër në bashkëpunim me prokurorinë publike.

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, theksoi se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të identifikuar personat e përfshirë. Objektivi i hetimeve është të sqarohet nëse kemi të bëjmë me një tentativë për kontrabandë, veprimtari kriminale apo një rast të izoluar pranë kufirit.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së rrjeteve të trafikut të armëve, ndërsa hetimet mbeten në vazhdim.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button