Studimi alarmues: 86% e të prekurve me koronavirus janë pa simptoma, nuk i dallojmë dot!

Gati 86% e të prekurve nga koronavirusi kalojnë pa u dalluar, sepse simptomat e tyre janë të buta, thuhet në një studim të fundit të realizuar nga shkencëtarë të Universitetit të Columbia-s, në SHBA, të cilët kanë analizuar përhapjen e infeksionit në Kinë.

Kërkuesit thonë se mijëra infektime të padiktuara u bënë shkak për shpërthimin e krizës që detyroi më pas një pjesë të mirë të Kinës të hynte në karantinë. Lajmin e përcjellin mediat britanike, që citojnë të dhënat zyrtare kur thone se në Mbretërinë e Bashkuar numërohen 2000 raste, por këto përfshjnë vetëm pacientët e testuar.RELATED POSTS

Viktima e 14 kishte lënë amanet që trurin ta dhuronte për…Mar 18, 2020

Jo vetëm të moshuarit, koronavirusi vret edhe të rinjtëMar 18, 2020StrugaLajm

Shkon në 598 bilanci i të vdekurve, 1081 të shëruarMar 18, 2020StrugaLajm

Çka do të thotë se përmasat e vërteta të krizës në vend nuk dihen ende, dhe ka dyshime të forta se shifrat e dhëna prej qeverisë, mund të jenë vetëm maja e ajsbergut.

71 të vdekur regjistron deri tani Britania e Madhe, më i riu nga të cilët është një 45-vjeçar, Craig Ruston. Babai i dy fëmijve, dy vjet më parë ishte diagnostikuar me sëmundjen e neuroneve motorike, MND.

Ndërsa të moshuarit mbeten kategoria më e rrezikuar nga kjo epidemi, ekspertë në vende të ndryshme te botes po paralajmërojnë çdo ditë e më shumë se nga infeksioni respirator janë duke humbur jetën edhe persona të rinj e të shëndetshëm. Në Kinë, është alarmuese shifra e të rinjve që kanë mbetur me komplikacione të rënda nga sëmundja.

In : Aktuale

Loading...
loading...