Studimi i fundit: Aspirina po testohet për shërimin e Covid-19

Aspirina, një ilaç i përdorur gjerësisht, më së shpeshti kundër trombozës, do të testohet si një ilaç i mundshëm për shërimin e Covid-19. Pacientët e infektuar me koronavirus kanë një rrezik në rritje të mpiksjes së gjakut për shkak të trombociteve hiperreaktive, trombocite të rëndësishme për ndalimin e gjakderdhjes. Aspirina është një agjent antitrombotik që mund të zvogëlojë rrezikun e mpiksjes së gjakut, thuhej të premten në faqen e internetit www.recoverytrial.net.

“Ka arsye të qarta për të mbështetur tezën se aspirina mund të jetë e dobishme, por e sigurt, e lirë dhe e disponueshme gjerësisht”, tha bashkëautori i studimit Peter Horby.
Të paktën 2,000 pacientë të zgjedhur rastësisht duhet të marrin 150 mg aspirinë çdo ditë.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...