Suksesi i radhës i Majlinda Kelmendit,bëhet kampione Europe

Në finale Majlinda mundi xhudisten Kuznetsova nga Rusia Xhudistja kosovare e ka fituar këtë çmim për herë të tretë në karrierë, pasi shkëlqeu në Kampionatin Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë. Në finalen e madhe, Majlinda e mposhti rusen Alesya Kuznetsova. Xhudistja shqiptare në gjysmëfinale mundi portugezen Joana Ramos, ndërsa paraprakisht, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp. Përpos tri herë kampione e Evropës, Majlinda është dy herë kampione e botës dhe kampione olimpike.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...