Suksesi që nuk të sjell lumturi nuk është për ty

“Si të bëhem i suksesshëm?”

Nuk është e plotë kjo pyetje që i bën vetes Jo, nuk fillohet me këtë pyetje. Ky nuk është fillimi. Kësaj pyetje i paraprin diçka tjetër, një pyetje shumë më e madhe se kjo. “Si ta gjejë punën që më bën të lumtur?” Kjo është edhe pyetje edhe urdhër ! Pikërisht në këtë pyetje fshihet enigma e suksesit. Cilën punë ? Cilin veprim ? Jap ra unë them tani. Atë punë, të cilën do ta kishe punuar edhe sikur të mos paguhej fare për të ! Por cila është kjo punë ?! Si ta gjejë këtë ? Ka vetëm një përgjigje të saktë në ketë pyetje. Ajo është puna, e cila të bën të LUMTUR, puna e cila shndërrohet në kënaqësi. Kjo është puna jote. Hulumto, kërko dhe zbuloje këtë. Pyetjet tjera « Si të bëhem i suksesshëm ? », përgjigjen e ka në brendi të pyetjes së parë, pra në ate se cila punë të bënë të lumtur. Përgjigjen e ke në vete, në brendi. Kjo përgjigje nuk ka fjalë, ajo është përplot ndjenjë dhe flet nëpërmjet ndjenjës. Ajo flet me gjuhën, që vetëm ti e kupton. Ajo është gjuha jote, gjuha e dedikuar për ty. Kur ti fillon të ndjek « modelet e suksesit », në veçanti të atyre që flasin për sukses dhe akoma nuk kanë arritur atje ku ti do ta kishe parë veten tënde, atëherë ti largohesh dalëngadalë nga përgjigja e vërtetë. Ti largohesh nga vetja. Divorci me veten ndodhë.

Pa mos pranuar përgjigjen nga pyetja e parë, pra çka më bën të lumtur, ti gjithmonë do të bartë në vete dhe me vete një shprazëti, një boshllëk të pakuptimtë. Asnjëherë dhe asgjë në jetë nuk do të sjellë ate që me të vërtetë do të bëj të suksesshëm dhe të lumtur.StrugaLajm

Ta injorosh këtë do të thotë ta injorosh të vërtetën, ta injorosh vetveten, tempullin e gjallë të Perëndisë.

Por megjithatë, ti nuk ngel dot pa përgjigje. Jo. Një ditë përgjigja për këtë, pra çka më bën të lumtur, do të paraqitet vetvetiu. Edhe atë pa mos e kërkuar ti dhe pa mos dashur ta ndëgjosh. Ajo vjen, shfaqet para teje ! Mirëpo, kur ajo paraqitet pa kërkesën tënde, atëherë është vonë. Ajo atëherë vetëm ta rikujton se ti je vonuar shumë ! Në këtë çast ti kupton një gjë tejet të rëndësishme. Ti e kupton se nuk ke qenë besnik ndaj vetes tënde. Tani qartësia rritet edhe më tepër dhe ti kupton poashtu se ti paske jetuar jetën e të tjerëve. Ky është çasti i vetëdijesimit se para se të vdes trupi jotë, kanë vdekur shumë gjëra të vlefshme para tij. Jeta jote e vërtetë paska qenë ajo e fëmijërisë, kurse pastaj ti vazhdimisht ke mbytur dalëngadalë ëndrrat fëmijërore, ëndrrat që kanë qenë dhuratë për ty! Ti thuash lamtumirë kësaj Bote me ndjenja të këtilla nuk është merita jote. Merita jote është që në fund të mos thuash asgjë, pasi që nuk ka pendim, nuk ka mallëngjim, nuk ka etje për asgjë!StrugaLajm

Mos harro asnjëherë se vetëm ajo çka të bën të lumtur, vetëm ajo është për ty, ajo është e jotja, ai është suksesi jotë. Asnjë sukses nuk mund të krahasohet me lumturinë. Ato janë dy anë të së njëjtës medalje.

Vepro pandërprerë, hulumto, MEDITO! Ekziston një punë, të cilën ti do ta kishe bërë edhe sikur të mos paguhej fare. Një punë, të cilën do ta bëje pa mos u brengos nga kritikat e të tjerëve, sulmeve, injorancës, refuzimit. Cila është ajo? Gjeje, të lutem! Por mos gabo të pyesësh dikënd tjetër për këtë. Askush nuk e din këtë. Kjo punë të përket vetëm ty. Por, ti nuk ke kohë pakufi!


Loading...
loading...