Sulm me AK-47 ndaj autobusit me nxënës’/ Prokurorja zbardh detaje: Drejt mjetit u zbraz 1 karikator…

Prokurorja Sahide Gashi, e cila po heton sulmin me armë ndaj autobusit të nxënësve në Gllogjan të Deçanit, ka zbardhur të tjera detaje për publikun.

Në njoftimin për mediat, prokuroja Gashi ka thënë, se personi i cili ka bërë sulmin në Gllogjan të Deçanit, ka zbrazur pothuajse një karikator të AK-47 ,drejt autobusit me nxënës, ku humbën jetën 3 persona.

“Është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator. Unë hetuesit i kam në terren dhe është duke u bërë ekzaminimi i çdo pëllëmbe të vendit të ngjarjes”,-ka thënë Gashi para mediave.

Sulmi ndodhi pasditen e vonë të së premtes, kur autobusi me nxënës ishte duke lëvizur në Gllogjan. Viktima të sulmit mbetën drejtuesi i autobusit dhe dy nxënës. Deri në këtë momente nuk ka asnjë të arrestuar nga autoritetet kosovare për ngjarjen e rëndë

In : Aktuale

Loading...
loading...