Sulmi ndaj Top Channel/ Big Brother anulon spektaklin, banorët do vendosin për qëndrimin

Banorët e Big Brother Vip janë njohur në spektaklin e së martës me njarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së hënës ku Top Channel u qëllua me armë dhe mbeti i vrarë roja Pal Kola. Moderatorja Arbana Osmani pasi ka njohur banorët me lajmin e hidhur, dhe duke marrë parasysh gjendjen emocionale të tyre, ka lënë në dorën e pjesëmarrësve nëse duan ta vijojnë lojën deri në fund apo do ta ndërpresin.

“Do reflektoni, nëse doni të lini shtëpinë, ju mirëkuptojmë, nga ana tjetër ju vëmë në dispozicion çfarë të keni nevojë, përfshirë edhe në një komunikim në telefon me familjarët, transparentë për publikun që të jeni të qetë dhe pastaj të merrni një vendim dhe të jeni ju nëse do e vazhdoni. Nëse do e ndërrisni të gjithë, ne ju mirëkuptojmë”, tha Arbana.

Pavarësisht situatës banorët theksuan se do të vijojnë të qendrojnë. Mbrëmjen e sotme në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, nuk do të ketë spektakël. Ndërkohë, njëzëri banorët kanë ngushëlluar familjarët.StrugaLajm








Loading…


loading…