Synet në shtëpi, humb jetën një tjetër fëmijë

 

Në vetëm pak muaj, 3 fëmijë kanë humbur jetën në Italinë fqinje si pasojë e rrethprerjes në shtëpi, apo të kryer jo nga mjekë profesionistë. Një tjetër rast u publikua në media, viktimë e së cilit mbeti një bebe pak javëshe. Shkak u bë rrethprerja e kryer në shtëpi, nga një “njeri i shenjtë”. Ngjarja e rëndë ndodhi në Quezzi, pranë Genovas.

Për ngjarjen autoritetet policore arrestuan nënën dhe gjyshen e djalit, së bashku me personin që kreu procedurën. Nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes, megjithatë besohet se prindërit e të miturit janë nigerianë. Ngjarja e rëndë vjen pasi një fëmijë 5 muajsh vdiq në Mars në Bolonja, në Itali, pasi prindërit e tij dyshohet se e bënë synet në shtëpi. Në Dhjetor, një djalë 2 vjeç gjeti vdekjen për shkak të gjakderdhjes, si pasojë e rrethprerjes në një qendër emigrantësh në Romë.

Jeta e vëllait të tij binjak u vu gjithashtu në rrezik, por ai mbijetoi pasi u mbajt në kujdes intensiv. Rreth 35 përqind e rrethprerjeve në Itali besohet se kryhen në shtëpi. Shkak është kryesisht çmimi i lartë i kësaj procedure. Në të tre rastet e mësipërme, prindërit e fëmijëve ishin refugjatë.

In : Aktuale

Loading...
loading...